Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin molotov dhe tymuese

21 June 2024, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës,
Protesta para Bashkisë

Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të premte protesta e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.

Protesta e 13-të nisi me të njëjtin skenar si ato të mëparshmet, ku përfaqësuesit e opozitës hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së bashkisë Tiranë.

Më pas protestuesit vijuan të dëgjonin përfaqësuesit politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.


Video