"Nuk njohim zgjedhjet e 14 majit", Berisha paralajmëron: Do ngrihemi dhe do bëjmë atë që s'e kemi bërë gjer më sot!

4 August 2023, 20:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

"Nuk njohim zgjedhjet e 14 majit", Berisha paralajmëron: Do
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për media duke deklaruar se Partia Demokratike (e Rithemeluar), nuk i njeh zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Pasi hodhi një lumë akuzash për manipulimin e zgjedhjeve, Berisha tha se tashmë opozita do të krijojë një front të gjerë, për t'u ngritur dhe për të bërë atë që nuk e ka bërë gjer më sot.

Berisha tha se do bëjë çdo gjë për t'u rikthyer në pushtet.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Në analizën tonë ne kemi statutin për bazë, ndaj jeni të ftuar që në përputhje me statutin, duke pasur parasysh se asnjë analizë e jona nuk mund të errësojë faktin që kjo farsë elektorale nuk mund të njihet, nuk mund të pranohet. Po të pranojmë këtë farsë ne, e ulim kokën, futemi nën tavolinë. Ne do ngrihemi.

Do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot.

Ky ka kapur çdo pushtet, çdo gjë. Kjo e vështirëson, por nuk e bën të pamundur misionin tonë.

Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar, sa më të gjerë. Natyrisht me partitë politike opozitare të vërteta, me grupe, me organizata, me individë influentë.

Por një front opozitar është i domosdoshëm, qoftë për përmbysjen e këtij regjimi në një lëvizje të fuqishme demokratike, qoftë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës të gjerë të frontit opozitar, ku opozita të rikthehet në pushtet.

Është gusht, fundi i kohës se fillon e ngjitet. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbasim asnjë kohë sepse detyrat i kemi jo të lehta, por absolutisht të përballueshme.


Video