Nis mosbindja civile e opozitës, demokratët mblidhen në disa pika, blindohet Kryeministria (FOTO dhe VIDEO)

7 Tetor 2024, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis mosbindja civile e opozitës, demokratët mblidhen në disa pika, blindohet Kryeministria

Opozita pritet të nisë protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Disa qindra qytetarë janë mbledhur edhe në Sheshin Skënderbej, ndërsa një pjesë tjetër janë mbledhur përballë Kryeministrisë.

Sakaq forca të shumta policia kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, por edhe  godinën e Bashkisë së Tiranës, e cila ka qenë në shënjestër të disa protestave të opozitës përgjatë muajve të fundit.

 

 

Ndërkohë, edhe në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.

Video