Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale kur ka mbetur edhe një orë nga nisja e protestës së opozitës.
Ai e ka cilësuar ditë historike këtë të hënë, duke shtuar se nga sot nis rrugëtimi drejt fitores, ndërsa fton shqiptarët të bashkohen të gjithë në protestë.
"Sot është një ditë historike për të gjithë ne. Sot nis rrugëtimi ynë drejt fitores. Të gjithë së bashku kundër narko-qeverisë", shkruan Berisha.