Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 8 deputetëve të PD-së me 10 ditë nga seancat plenare, pasi pretendojnë se ata kanë penguar zhvillimet në Kuvend.
Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në shkresën depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.
Para seancës së fundit, PS kishte përjashtuar edhe 4 deputetë të tjerë mes tyre edhe Sali Berishën.