“Dorëhiqu!”, Tirana mbushet me postera kundër Edi Ramës

5 Shkurt 2023, 15:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana mbushet me postera kundër Edi Ramës

Gjashtë ditë kanë mbetur nga protesta e njoftuar nga opozita, e cila do të mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, ndërsa para përgatitjet kanë nisur, pasi anëtarë të Partisë Demokratike kanë ngjitur postera në muret e Tiranës.

Postera në të cilat duket kryeministri Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal.

Ndër të tjera në këto postera ka edhe shkrime si “Vrasës demokracie” dhe “Dorëhiqu!”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi disa ditë më parë zhvillimin e protestës së 11 shkurtit pas publikimit të skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kreun e qeverisë shqiptare.

Video