Superskandali/ Berisha: Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it

4 Shkurt 2023, 12:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të vijojë me kauzën e saj të hetimeve sa i takon çështjes ‘McGonigal’.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se Arben Ahmetaj është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.

“"Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje.

Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, tha Berisha.

Video