
Në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në lidhje me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar, Salianji është paraqitur në gjykatë rreth orës 13:55 minuta. Ai shoqërohej nga kolegët e tij demokratë, Saimir Korreshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi Luçiano Boçi, Bledion Nallbati etj.
Gjatë një takimi me strukturat e selisë blu në Korçë, ku ka bërë të qarta direktivat për protestën që do të zhvillohet para Kryeministrisë më 7 korrik, Salianji ka thënë se do jetë në gjyq, por vëmendja duhet të jetë tek organizimi i protestës.
Deputeti demokrat shprehet se drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar ndërsa shtoi se për çështjet nuk hetohen, s’ka përballje, por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë.
Video e marrë nga BW: