Në burg ose jo? Berisha: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj duan t’i marrin mandatin Ervin Salianjit

4 July 2022, 11:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në burg ose jo? Berisha: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj duan t’i marrin
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar gjyqin ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Sipas Berishës, Rama dhe grupi mafioz Xhafa kërkojnë t’i marrin mandatin Salianjit, gjë që sipas Berishës, përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të kryeministrit shqiptar në çdo nivel.

“Procesi ndaj deputetit Salianji, me të cilin Edi Rama dhe grupi mafioz Xhafaj duan ti marrin atij mandatin. Ky përbën një triumph të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel.

Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që në fakt duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron (Agron) Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me shtatë vite burg i rrjetit të Bolonjës si drejtues i trafikut të drogave të forta”, u shpreh Berisha.


Video