SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.
Por cila është procedura që ndiqet në raste të tilla nga Kuvendi?
Me ndryshimet e reja ligjore, një deputet mund të hetohet apo përgjohet nga SPAK dhe më pas i dërgohen provat Kuvendit duke kërkuar autorizim për arrestimin e tij.
Prokurorët e SPAK duhet të bindin deputetët e Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvend për shkeljet që ka kryer Sali Berisha, për të cilin SPAK, kërkon arrestimin.
Fill pas kërkesës së SPAK, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, cakton një orar mbledhjeje të Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Në përfundim të mbledhjes, komisioni u paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve.
Pas kësaj, caktohet një seancë plenare ku deputetët votojnë për autorizimin ose jo arrestimin e deputetit Sali Berisha.
Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e tij, ai nuk e humbet mandatin deri në dënim me vendim të formës së prerë përveç rasteve kur e dorëzon vetë.