Kërcënimet për çështjen "Beleri", zëdhënësi i BE i “mbyll gojën” Greqisë!

12 December 2023, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënimet për çështjen "Beleri",
Peter Stano

Duket se kërcënimet e Greqisë për vendosjen e vetos në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nuk do të kenë më vlerë.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë, teksa deklaroi se në çështje si ajo e rastit të Fredi Belerit, duhet të zbatohet sundimi i ligjit.

Stano i cilësoi kërcënimet e Athinës zyrtare si “përpjekje për të krijuar përçarje” në marrëdhënien mes dy vendeve.

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit”, tha Stano.

Athina zyrtare ka deklaruar se do të bëhet pengesë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëse kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri nuk lejohet të betohet.

Fredi Beleri, ndodhet në burg pasi u arrestua disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzë për blerje votash.


Video