Klani Trump/ Këtë herë familja bën një hap pas, mbetet hija e dh...
21 Janar, 23:40Fokus
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar nga tensione mëngjesin e sotëm, teksa kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të gjetur pak deputetë.
Rama i ka kritikuar deputetët socialistë për prezencën, duke u kërkuar të vijnë më herët në mbledhje.
Kreu i qeverisë madje raportohet t’u ketë thënë se mund edhe t’i çojë në zgjedhje të parakohshme.
Kur ka parë një mungesë të lartë të deputetëve socialistë, raportohet se Rama u është drejtuar duke thënë “A doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme?”.
Gjithashtu Rama ka kërkuar që deputetët të mos mungojnë në seancat plenare, dhe të jenë prezent dhe aktivë edhe në komisionet parlamentare.