
PARADOKSI në DHËRMI - IKMT prish ndërtimet me dru, qeveria jep l...
21 Qershor, 22:32Fokus
Komisionet parlamentare vijojnë mbledhjen online me zoom me qëllim shmangien nga skenaret e incidentëve me opozitën.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ndodhi dhe një incident.
Deputeti, Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.
Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.
E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom.