Balla reagon për arrestimin e Gëzim Çelës: Forca e ligjit do godasë mbi këdo

8 December 2023, 19:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla reagon për arrestimin e Gëzim Çelës: Forca e ligjit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit në Kosovë të të shumëkërkuarit Gëzim Çela, i konsideruar si “baroni i drogës” së Fushë-Kuqes.

Balla thotë se operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tij është kryer në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe si me policinë e Kosovës.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.

Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa u shpallën në kërkim pak kohë më parë, në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të akuzuar për shkëmbimin e sasive të mëdha të kokainës me kanabisin përmes velierave në plazhin e Shëngjinit.

Në atë kohë u arrestua Dritan Metaj, shef i Komisariatit të Laçit, i akuzuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.


Video