Peleshi: Në 2024 vijnë helikopterët Black Hawk dhe Bayraktarët, do vendosim sistem anti-dron

8 Dhjetor 2023, 15:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se Shqipëria do të pajiset me helikopterët amerikan Black Hawk në janar të vitit të ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Peleshi tha se në pranverën e vitit 2024, do të mbërrijnë edhe dronët model “Bayraktar” të prodhimit turk.

Peleshi tha se sot Shqipëria mbulohet nga shërbimi satelitor përmes dy satelitëve të lëshuar pak kohë më parë në hapësirë, ndërsa së shpejti do të pajiset edhe me sistem anti-dron.

“Shërbimi satelitor sot vjen në ndihmë të punës së shumë institucioneve të ligjzbatimit dhe zhvillimit.

Flota e dronëve, një kapacitet i ri ushtarak, do të kontribuojë gjithashtu në lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera publike, nga rendi e siguria deri te infrastruktura.

Sistemi i mbrojtjes anti-dron do të mbulojë jo vetem infrastrukturën ushtarake, por edhe atë civile”, u shpreh Peleshi.

Video