Ndalohet polici në Drenovë, tentoi të fuste një karikator pistolete në burgun ku po votohej

14 May 2023, 12:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndalohet polici në Drenovë, tentoi të fuste një karikator
Foto ilustruese

Një punonjës i policisë së Korçës është kapur me një karikator pistolete në IEVP Drenovë.

Burime bëjnë me dije se polici Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka rezultuar se pasur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur sot kur në burgun e Drenovës po zhvillohet procesi i votimeve. Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Nuk dihet arsyeja përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.


Video