“Mos provoni të vini në Tiranë nëse nuk keni biletë”, Çuçi thirrje edhe bizneseve: Bëjeni dhe ju pushim

23 May 2022, 15:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos provoni të vini në Tiranë nëse nuk keni
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Në finalen e Conference League që do të luhet në Tiranë nuk përjashtohen edhe rastet e dhunës, nga tifozët e “çmendur” të të dyja skuadrave, të cilët mund të krijojnë edhe rrëmujë në kryeqytetin shqiptar.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka bërë thirrje zyrave private dhe bankave që nuk ofrojnë shërbime, që të mërkurën ta bëjnë pushim. 

Çuçi përsëriti thirrjet e bëra edhe më herët ndaj qytetarëve që askush prej tyre që nuk ka biletë për të parë ndeshjen mos të udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk do të lejohen të hyjnë në qytet.

“Besoj se çdo gjë është dhe do jetë në kontroll. I bëj thirrje shqiptarëve që nuk kanë biletë dhe nuk janë në Tiranë që të mos tentojnë të vijnë pasi kryeqyteti do të jetë në dispozicion të tifozerive nga Roterdami dhe Roma dhe shqiptarëve që kanë një biletë.

I bëj thirrje bizneseve që nuk kanë lidhje me finale, si bankat për shembull që siç kemi bërë me shkollat dhe institucionet shtetërore, ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjitha Tirana do të jetë e paralizuar. Këto ditë kemi qenë me të gjithë drejtorët me UEFEN, FSHF, bashkinë e TR që ditën e mërkurë dhe të martën ti kthejmë në ditë feste të vërtetë të mos cënojmë sigurinë për askënd nga sportdashësit.

Në Tiranë mos hajdeni nëse nuk keni një biletë. Në Tiranë do qarkullojnë vetëm kush ka biletë dhe tiransit në zona pedonale.
Të mërkurën mos tentoni të vini në Tiranë. Ne kemi kohë që punojmë me policinë e Romës dhe Roterdamit, këto ditë na janë bashkuar ekipe të policive të tyre për të parandaluar situata të pakëndshme. nuk mund të ndalojmë njeri të vijë në Shqipëri, por mund t parandalojmë aktet e dhunës, kemi marrë të gjitha masat.

Sa i përket parkimit, në mënyrë që administrohet sa më mirë është shpallur dita me bllokim qark8ullimi me mjete në Tiranë. kemi hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve që do të vijnë të organizuar, ambiente të dedikuara për të lënë mjetet e vogla të sportdashësve. Harta është e plotë dhe do të bëhet publike”, tha Çuçi.


Video