Çfarë ka ndodhur që…? Majko “del nga rreshti”, kritikon qeverinë për “Butrintin”

23 May 2022, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ka ndodhur që…? Majko “del nga
Pandeli Majko

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar sot para Kuvendit kundër marrëveshjes për të dhënë me koncesion Parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10 vjeçare. Nga foltorja e Kuvendit Majko ka analizuar marrëveshjen duke evidentuar sipas tij disa ndryshme që ka pësuar vendimi i 2002 me atë të 2022.

“Nga një vlerësim i kujdesshëm i marrëveshjes vura re që në marrëveshje nuk është përfshirë vendimi i këshillit të ministrave të vitit 2002, për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit zonë natyrore të mbrojtur përfshirjen e tij në listën e digatinave me rëndësi ndërkombëtare në veçori të habitateve të shpendëve ujore.

Ndarjet e zonave të Butrintit janë bazuar te ky vendim i këshillit të ministrave. Ju keni marrë vendimin  e këshillit të ministrave të miratuar në 2022, 2 muaj përpara. E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave.  Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së Butrintit, nga 9400 në 8200 hektarë.

Tani plani i menaxhimit koncepti i marrëveshjes është bërë në bazë të vendimit të vjetër të 2002 ndërsa marrëveshja është bërë në bazë të një marrëveshje që ka kaluar para 2 muajsh”, tha Majko mes të tjerash.


Video