Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.
Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.
Por ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, e cilësoi si ‘Fake News’, të cilin Berisha po e lexon në portalin e djalit të tij, Shkëlzen Berishës, i cili tha Spiropali, po financohet me paratë e të vdekurve në tragjedinë e Gërdecit.
"Djali i tij financon portale që bëjnë këto lajme, me paratë e të vdekurve në Gërdec, Artikulli që lexon, dhe e financon vetë si fakt. Unë en joh kush është vëllai im, sa e ka rrogë, si e ka shtëpinë, i njoh. Njoh kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjitha këto. Nuk ma bën syu terr dhe nuk intimidohem e as nuk kam për tu intimiduar"- tha Spiropali.