Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë të hënën Shqipërinë. Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke.
Ai do të takohet fillimisht me anëtarë të minoritetit grek në Himarë dhe më pas me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.
Agjenda e kreut të diplomacisë helene përfshin edhe takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka.
Bisedimet do të përqendrohen në çështje me interes rajonal dhe europian, duke pasur në fokus marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat.
Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.