Berisha rikthehet si kryetar i PD: A do të izolohet opozita nga ndërkombëtarët?

22 May 2022, 22:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha rikthehet si kryetar i PD: A do të izolohet opozita nga

Nuk parashikohej të kishte surpriza në garën për kreun e Partisë Demokratike dhe përfundimi i numërimit të votave e konfirmoi.

Ajo çka vihet re është fitorja e thellë e ish-kryeministrit Berisha përballë kandidatit tjetër Ibsen Elezi.

Në një konferencë për shtyp në orët e vona të së dielës, pas përfundimit të numërimit në degë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale zyrtarizoi fitoren e Sali Berishës, me 40 820 vota (93,45% të votave).

Berisha vjen kështu në krye të selisë blu pas 9 vitesh të drejtimit të saj nga Lulzim Basha. 

Tashmë, fati i forcës politike më të madhe opozitare të vendit i mbetet Gjykatës së Tiranës, një proces që ky që është shoqëruar me kontestime të shumta.

Nga ana tjetër, Berisha nuk ka marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe së fundmi nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në.

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së vjen vetëm katër ditë nga një vjetori i shpalljes së tij dhe familjes së tij si persona “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me akuzat e rënda të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.


Video