A do e njihni Berishën si kryetar të PD? Oriola Pampuri: Jam me Amerikën

23 May 2022, 11:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do e njihni Berishën si kryetar të PD? Oriola Pampuri: Jam me
Në foto: Sali Berisha dhe Oriola Pampuri

Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri është përballur këtë të hënë me gazetarët, teksa ishte duke hyrë në sallën e Parlamentit. Ajo është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse në një moment do e njohë si kryetar të PD, Sali Berishën, i cili u shpall dje me mbi 40 mijë vota sërish në krye të kësaj force politike.

“Nuk mund të ketë një finale kur nuk pranohet nga të gjithë”, theksoi Pampuri.

Pyetja: Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar?

“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte përgjigja e Pampurit.

 


Video