Ministrat dhe deputetët e PS gjejnë hyrje tjetër për në sallë, Bardhi: S'ju vjen zor

3 October 2024, 09:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrat dhe deputetët e PS gjejnë hyrje tjetër për në
Ministrat dhe deputetët e PS gjejnë hyrje tjetër për në sallë

Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

Sakaq, u afrua ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i cili arriti të futej së bashku me Hasanin, nga një hyrje tjetër.


Video