Ilir Meta sulmoi drejtuesin e SPAK Arben Kraja, pak pasi u bë publik dokumenti që provonte nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme ndaj Kreut të Partisë së Lirisë.
SPAK kërkoi nga KQZ formularin e vetëdeklarimit të paraqitur në këtë institucion nga Meta kur ai ishte deputet, në funksion të një hetimi të nisur pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri.
Mirëpo nisja e hetimeve nuk është pritur aspak mirë nga ish-presidenti.
Meta përmes një reagimi e quajti “spurdhjak” partie Arben Krajën.
Jo vetëm kaq, por Meta shtoi se përmes këtij hetimi, Arben Kraja ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve.
Duke vijuar sulmet ndaj Krajës, ish-Presidenti publikoi edhe një tjetër kërkesë që SPAK ka bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile ku kërkohet informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës.
Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më, shkruan Meta ne facebook.

Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.