Incidenti në Gramsh, Ministria e Jashtme përgënjeshtron ambasadën ruse

22 August 2022, 19:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incidenti në Gramsh, Ministria e Jashtme përgënjeshtron
Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar të shtunën, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë note nga ambasada ruse për dy shtetasit e kapur në Gramsh, njëri është ukrainas,

Ndryshe nga çfarë deklaroi ambasada ruse, ministria thotë për Euroneqs Albania se deri në këto momente nuk ka asnjë shkresë zyrtare.

Ambasada ruse deklaroi më herët sot se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.

Dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan të shtunën pasi tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh duke sulmuar dy nga ushtarët që ruanin zonën.



 


Video