Meta pranon se ka dosje të Sigurimit të Shtetit: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve

22 August 2022, 13:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta pranon se ka dosje të Sigurimit të Shtetit: Më 1 shtator do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë tha se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

“Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshmet të ish Sigurimit e partisë së Kristaqit dhe Kolekës do u them se më 1 shtator, do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik të dosjeve për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit.

Jo vetëm kaq por dhe për manipulim dhe nxjerrjes se sekreteve eshtetërore në publik se ishin materiale të klasifikuar, juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”.

Me këtë veprim Ilir Meta pranon se ka dosje per të te Autoriteti i Dosjeve.


Video