Manja i kthehet Bardhit: Amnistia s’do të lirojë politikanët e korruptuar!

22 February 2024, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Manja i kthehet Bardhit: Amnistia s’do të lirojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sulmuar ashpër opozitën se po gënjen për amnistinë penale.

Manja: Kam dëgjuar disa avokatë që paradite rrinë në oborret e gjykatave për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozitare, në darkë në banaqet mediatike.

E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtar e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar.

Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur. Do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm aty.


Video