Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zëvendës ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole është liruar sot nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.
Nuk dihen arsyet e largimit nga detyra të Toles, e cila e mbante këtë post prej nëntorit të vitit 2021.
LIRIM NGA DETYRA:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.