Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.
Ulsi Manja deklaron se nuk ka asnjë amnisti nga ndjekja penale për asnjë nga çështjet dhe lënda që është sot në duart e prokurorisë së Posaçme dhe të GJKKO-së.
"Dua të ndalem tek amnistia për ndjekje penale. Flitet për lëndë e cështje që aktualisht janë në duart peorkurorisë ose ende pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti penale mbi ndjekje penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe gjykohen në gjykatën speciale.
Amnisti mbi ndjekje penale ka për të gjitha veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo sistemit gjyqësor dhe që dëhohen deri në 2 vjet dënim, pra kundravajtje penale. Edhe sa u takon këtyre ka përjashtime. Nuk do të aminstohen ata kanë të bëjnë me dhunën në familje apo atë me bazë gjinore, tha Ulsi Manja.