Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan, në vend të tij emërohet Ilir Bejtja

19 Shkurt 2025, 13:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Bejtja dhe Ali Mysliu

Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim për lirimin dhe emërimin e prefektit të Qarkut të Elbasanit.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos që Ali Mysliu, që ka mbajtur këtë detyrë, të lirohet nga pozita e prefektit.

Në vend të tij, ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja është emëruar si prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Së fundmi Bejtja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK dy herë, ndërsa arsyet mbeten ende të pazbardhura.

"Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", shkruhet në vendimin e Qeverisë.

Video