Heqja e ‘non gratës’ nga SHBA, Berisha për ekipin e LaCivita: Kompania e kontraktuar për zgjedhje nuk ka asnjë tagër për...

19 February 2025, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heqja e ‘non gratës’ nga SHBA, Berisha për ekipin e
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media, është shprehur se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka asnjë tagër lobimi.

Kjo sipas tij, do të thotë që ekipi i Chris LaCivitas, është kontraktuar për fushatën, jo për heqjen e non gratës nga SHBA.

“Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi. Në vendin e vetë këto kompani, ose këto veprimtari, janë me kuadër të ndryshëm ligjor.

Nëse shkoni të konferenca e parë, ua kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi”, tha Berisha.


Video