ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus

Adriatik Lapaj po vijon protestën e tij para Kryeministrisë, ku gjatë ditës iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë. Protestuesit kanë vendosur çadra dhe karrige në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.
Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve, ku disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj tyre.
Pavarësisht thirrjeve të policisë dhe heqjes së çadrës, Lapaj dhe mbështetësit e tij ata kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë pa ndërprerje.