Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka krijuar sërish debat te Komisioni i Ligjeve.
Gjatë seancës së sotme, kryetari Ulsi Manja ka lexuar emrat e të gjithë kandidatëve që kanë siguruar firmat e deputetëve.
Ndërkohë që në këtë moment ka hasur kundërshtim nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, për shkak se PD-ja ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët në garë.
Ulsi Manja: Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Tartar Bazaj, Endri Shabani. Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda 1 jave nga paraqitja e raportit përkatës.
Strazimiri: Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen e për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit.