Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ka nisur këtë pasdite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" protesta e katërt e Partisë Demokratike.
Përfaqësuesit e kësaj partie e kanë cilësuar si një foltore parlamentaro-qytetare ku iu jepet mundësia jo vetëm deputetëve apo drejtuesve të lartë të PD-së që të flasin, por dhe qytetarëve të ndryshëm ku mund të diskutojnë mbi çështjet të cilat i shqetësojnë.
Gjithashtu, gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.