Berisha: Ky komb nuk ka pasur kurrë një dyshe si Rama dhe Lubi Balluku

8 December 2025, 12:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Ky komb nuk ka pasur kurrë një dyshe si Rama dhe Lubi Balluku
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se dyshja kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar Belinda Balluku, janë dyshja më monstruoze e grabitjeve në historinë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij nga ceremonia ku po nderohet Azem Hajdari dhe Lëvizja e dhjetorit, u shpreh se kreu i qeverisë Rama bëri çdo përpjekje për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e dhjetorit.

Sali Berisha: Rama instaloi regjimin me kleptokratik që kanë njohur shqiptarët. Kurrë ky komb nuk ka pasur një dyshe të tillë si Rama dhe Lubi Balluku që e kanë vjedhur as 1-100 që kanë vjedhur këta mostra të grabitjes së pasurive kombëtare. A është sot i pari kryeministër në historinë e Euuropës që mbron vjedhjet e tij dhe ministrave.
Në 10 viet të sundimit të tij plaçkitës, me politikat e tij përzuri mbi 700 mijë të reja e të rinj nga vendi. Me ndihmën e Soros, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e dhjetorit.
Shpresa e vetme për të përmbysur narkoregjimin është rinia shqiptare, gjenerata Z, ajo që ka bërë historinë në Europë, gjeneratë që përmbysi në Bangladesh diktaturën


Video