KLP voton PROPOZIMIN e SPAK: Joni Keta, zgjidhet KREU i ri i ‘FBI’-së shqiptare!

9 December 2025, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KLP voton PROPOZIMIN e SPAK: Joni Keta, zgjidhet KREU i ri i
Joni Keta

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Joni Keta u propozua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe mori 11 vota pro dhe asnjë kundër. 

I gjithë procesi u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.

Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.

Joni Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.


Video