Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë së Vlorës

9 Dhjetor 2025, 18:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, pas disa muajsh në këtë post.

Halili mbajti për një periudhë rreth dy muaj detyrën e kryetarit të komanduar të bashkisë, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Ermal Dredha, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama.

Pas zgjedhjeve vendore, ku në krye të Bashkisë së Vlorës u zgjodh Brunilda Mersini, Halili ka dorëzuar sot zyrtarisht edhe dorëheqjen si nënkryetar.


Video