Presidenti Begaj DEKRETON ndryshimet e reja në qeveri!

30 July 2024, 11:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj DEKRETON ndryshimet e reja në qeveri!
Edi Rama

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, dekretoi këtë të martë largimet dhe emërimet e reja të kabinetit qeveritar të Edi Ramës. 

Ashtu si dhe pritej kreu i shtetit i është përgjigjur propozimeve të kryeministrit Rama për ndryshimet e ministrive.

Pas procesit të verifikimit Begaj dekretoi shkarkimin e Taulant Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm duke emëruar në këtë pozicion Ervin Hoxhën.

Po ashtu presidenti dekretoi largimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin në këtë post të Pirro Vengut.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.


Video