Kryeministri britanik takim me kreun e Shtetit, Bajram Begaj!

15 May 2025, 12:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri britanik takim me kreun e Shtetit, Bajram Begaj!
FOTO/ Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe Presidenti Bajram Begaj

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, ka mbërritur në Presidencë.

Keir Starmer dhe delegacioni i tij janë pritur në Presidencë nga kreu i Shtetit Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, i cili mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit europian.

Presidenti Bajram Begaj gjithashtu do të presë në takim në orën 12:00, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu, si edhe delegacionin që e shoqëron.

Ndërsa në orën 15:30, në Presidencë do të mbërrijë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe delegacionin që e shoqëron.


Video