“S’futem në Kuvend pa dy mandate”, a do ta mbajë fjalën Adriatik Lapaj? Si përgjigjet Endri Shabani

14 May 2025, 23:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S’futem në Kuvend pa dy mandate”, a do ta mbajë
Grida Duma dhe Endri Shabani

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet deri më tani ka siguruar vetëm një mandat dhe në këtë mënyrë në Kuvend futet Adriatik Lapaj, ndërsa bashkëkryetari i koalicion Endri Shabani nuk ka arritur që të marrë mandat.

I ftuar sot në Top Channel me Grida Dumën, ai tha se me Lapajn ka një pakt që ai që merr më shumë vota futet në Kuvend dhe në këtë rast është Lapaj.

Arian Curi i ka rikujtuar nga studio premtimin e Lapajt kur tha se “nëse nuk marrim dy mandate nuk futem në Kuvend”.

Po a do ta mbajë fjalën Lapaj?

Shabani tha se ende janë në proces numërimi votash për kandidatët, dhe pasi procesi të përfundojë do të ketë një përgjigje për këtë, se mund të ndodhë që Shqipëria Bëhet të marrë mandatin e dytë.

 

  


Video