Tha se "do i hante" të gjallë socialistët, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

14 May 2025, 20:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tha se "do i hante" të gjallë socialistët,
Tomor Alizoti

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, drejtuesi politik i Elbasanit u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”.

“Jam bërë vegjetarian. Ha vetëm sallatë, sallatë me pak Ramë”, ishte përgjigja e tij shkurt para se të hynte në seli.


Video