Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Monika Kryemadhi kërcënoi Jorida Tabakun të ketë kujdes kur përmend emrin e LSI-së dhe çdo anëtari të saj.
“Nuk dua të merrem fare me zonjën Tabaku. Dua t’i bëj një gjë shumë të qartë, që të jetë shumë e kujdesshme kur të përmendi emrin e LSI-së sepse LSI-ja e bëri zonjën Tabaku nënkryetare bashkie,” – u shpreh Kryemadhi në Euronews Albania.
Kryetarja e LSI-së, akuzoi Tabakun se bashkë me Pëllumb Seferin emëronin gjithë edukatoret e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë.
Kryemadhi i rikujtoi nënkryetares së PD-së se Shqipëria është fshat aq sa i madh, edhe i vogël dhe theksoi për të disatën herë se duhet të jetë shumë korrekte kur përmend Lëvizjen Socialiste për Integrim në Komisionin Hetimor.