“Një kufomë politike”, çfarë ka ndodhur mes Blendi Fevziut dhe Lulzim Bashës?

29 March 2022, 18:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një kufomë politike”, çfarë ka ndodhur mes
Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu dhe Lulzim Basha

Prej disa javësh, gazetari Blendi Fevziu ka përdorur një fjalor të rëndë ndaj Lulzim Bashës që kur ky i fundit dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

Sot, Blendi Fevziu e ka rënduar edhe më tej fjalorin ndaj Lulzim Bashës duke e konsideruar një kufomë politike.

Ndërsa solli shembullin e Albin Kurtit i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues, gazetari tha se ky nuk mund të ishte rasti i Bashës.

“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stop politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij,” u shpreh Fevziu për Euronews Albania.

Sipas gazetarit, më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij. Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. “Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte”, tha Fevziu.

Derisa Basha ishte kryetar i PD-së, Blendi Fevziu, kritikat ndaj Bashës i kishte të moderuara. Por tashmë me rikthimin në lojë të Sali Berishës për të rimarrë drejtimin e PD-së, i gjithë arsenali mediatik i Tv Klan të Aleksandër Frangajt ka drejtuar “artilerinë” e akuzave drejt Lulzim Bashës.


Video