Këshillimi kombëtar, 360 mijë përgjigje mes kritikave e dyshimeve se po përdoret për propagandë

20 February 2022, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këshillimi kombëtar, 360 mijë përgjigje mes kritikave e

Mes atyre që e kanë plotësuar online dhe atyre që e kanë plotësuar me postën tradicionale, numri i qytetarëve që u janë përgjigjur 12 pyetjeve të këshillimit kombëtar ka shkuar në rreth 360 mijë.

Shifra është publikuar nga Kryeministri Edi Rama.

“Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj, në këtë proces vendimmarrjeje që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, pa dallim bindjeje politike dhe vendndodhjeje”, shkruan ai.

Megjithatë, këshillimi i kërkuar nga Kryeministri është akuzuar shpesh nga komentuesit se po përdoret për kontrabandë, duke përfshirë pyetje për çështje të cilat ai ka nisur tashmë t’i zbatojë, siç është Ballkani i Hapur.

Gjithashtu, komentuesit e kanë kritikuar në postimet e tjera të këtij lloji se pyetjet e përzgjedhura nuk pasqyrojnë hallet e vërteta të qytetarëve, që lidhen me papunësinë, rrogat e ulta, korrupsionin dhe burokracitë në administratë.


Video