Më datë 6 mars në disa bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme lokale. Këto zgjedhje kanë bërë që disa deputet të rikthehen në shkallët e stadiumeve për të bërë “tifozllëk” në zonat ku janë caktuar për të bërë fushatë elektorale.
Në Dibër në sfidën mes Korabit dhe Bylisit u shfaq në tribunë për të përkrahur ekipin vendas deputeti i kësaj zone Xhelal Mziu.
“Korabi fiton 1 me 0 ndaj Bylysit! Kënaqësi që ta ndjekësh live ekipin e zemrës Korabi! Ogur i mirë sot për Partinë Demokratike, në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale”, shkruan Xhelal Mziu.


Edhe në Rrogozhinë një tjetër bashki ku ka zgjedhje lokale janë shfaqur në tribuna deputeti i PS-së Etjen Xhafaj dhe ai i PD-së Dashnor Sula.
“#meEdin dhe Rrogozhinën për të parë fitoren e super merituar të Egnatias ndaj Skënderbeut 2 me 0! Numrat flasin vetë : votojmë #2 Edison Memolla në 6 Mars, për Rrogozhinën që duam! Forca çuna!”, shkruan Etjen Xhafaj.

Nuk mund të mungonte as prezenca e deputetit të PD, Dashnor Sula,i cili nuk ka patur ndonjë marrëdhënie të qetë me stadiumet dhe futbollin. Sula nodhej në Rrogozhinë me kandidatin e PD-së Ferdinand Saraçin.

