Basha denoncon trafikantin e drogës, kurse Jorida e ka ortak

19 February 2022, 13:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha denoncon trafikantin e drogës, kurse Jorida e ka ortak

Lulzim Basha ka denoncuar publikisht se te zona “5 Maji” do të ndërtojë kompania e një anëtari organizate të rrezikshme kriminale, madje për këtë dorëzoi një kallëzim penal në SPAK me vulën e firmën e Gazment Bardhit.

Në kallëzimin penal, thuhet se është ka kualifikuar dhe shpallur fituese në tenderët e rindërtimit në lagjen ‘5 Maji’ me vlerë më shumë se 10 milionë euro, kompania në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj.

Nga një vëzhgim një QKR, Anton Gjinaj rezulton pronar 100 për qind i kompanisë ‘Alesio 2014’. Por, siç duket nuk ndan të njëjtin mendim me Bashën nënkryetarja dhe deputetja e tij, Jorida Tabaku.

Nënkryetarja demokrate ka fituar përmes familjarëve një leje ndërtimi përmes kompanisë së regjistruar në QKR “Garden Residence Turdiu”. Kjo kompani është themeluar dhe regjistruar në QKR nga kompania Kastrati, që më 20 nëntor 2020 ia ka shitur atë kompanisë ‘Alesio 2014’.

Leja e ndërtimit është marrë nga e ëma e Jorida Tabakut, Majlinda Tabaku, ndërkohë që të dyja kompanitë, si ‘Kastrati’ që e themeloi “Garden Residence Turdiu”, edhe ‘Alesio 2014’ janë në pronësi të personave që Tabaku dhe shefi i saj në opozitë i kanë sulmuar shpesh si oligarkë.

Tani, Jorida Tabaku duhet të ndajë mendjen, ose të pranojë që po bën biznes me oligarkët, ose të pranojë se akuzat e hedhura ndaj tyre kanë qenë thjesht politike.


Video