Demokratët e presin Bashën me “domate e vezë” në Rrogozhinë, anulon transmetimin ‘live’

18 February 2022, 17:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Demokratët e presin Bashën me “domate e vezë” në
Foto nga demokratët e Fierit që iu kundërvunë Bashës

Partia Demokratike njoftoi se takimi i Lulzim Bashës në Rrogozhinë për prezantimin e kandidatit Ferdinand Saraçi nuk do të transmetohej live për shkak të problemeve teknike me sinjalin.

Por, ka dyshime se arsyeja nuk është teknike, por politike. Burime të Voxnews.al pohojnë se Basha është pritur me protesta nga një grup demokratësh mbështetës të foltores së Sali Berishës dhe kandidatit të tij në këtë qytet.

Prandaj, duket se për të shmangur “imazhin e keq” në publik që Basha u prit me protesta në Rrogozhinë, PD vendosi që të mos hyjë live në këtë takim, duke premtuar se do ta transmetojë të gjithë atë në një moment të mëvonshëm, sigurisht pasi të hiqen pamjet e protestës së demokratëve që nuk e duan Bashën.

Kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha pritet me protesta në bazë. Në Fier ishte takimi i parë i tij, ku një grup protestuesisht mbështetës të Berishës e akuzuan si “tradhtar” e të shitur. Për të shmangur përplasjen mes dy grupeve të ndara të bazës në këtë qytet u deshën forca të përforcuara policie.

Rasti i dytë, sipas disa zërave nga brenda PD, ishte njoftimi që Basha i çoi bazës së partisë në Lezhë për të zhvilluar një takim. Por, njoftimi u prit me revoltë dhe Bashës iu desh të ndryshonte axhendë dhe takimin e paralajmëruar në Lezhë, ta zhvillonte befas në Laç.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video