“Me dhjetëra drejtorë të ministrive po vërshojnë drejt Peshkopisë”, Berisha: Janë kriminelë elektoralë, fotografojini

18 February 2022, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Me dhjetëra drejtorë të ministrive po vërshojnë
Sali Berisha në Dibër

Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë nga Dibra, teksa ka zhvilluar një takim me banorët në Kalanë e Dodës, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ditët e fundit me dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Transportit po shkojnë në Peshko me makinat e shtetit për të kërkuar vota.

"Krahas Premtim Kryemadhit, këtu kandidon edhe kandidati i Edi Ramës, tek i cili çdo gjë mund të gjeni, por vetëm gjak shqiptari nuk ka. Ju e shihni ç’bën me Ballkanin e Hapur, me aleancën me Beogradin kundër Kosovës.

Ramës nuk ja ndjen se ekzistojnë njerëz me halle, e ka mendjen si të pasurohen vetëm ministrat e tij. Këto ditë, dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike vërshojnë drejt Peshkopisë me veturat e shtetit, me naftë të paguar nga shteti, në kundërshtim të ligjit elektoral.

Çfarë janë këta? Janë kriminelë elektoralë që të gjithë. prandaj ju ftoj t’ua fotografoni targat e makinave, t’i fotografoni vetë, vendi i tyre nuk është në fushatë sipas ligjit, por t’i shërbejnë qytetarëve, jo të shpërndahen për të kërkuar vota. Po ajo që i dërgon çfarë është? Ajo zonja? Ajo tenderon rrugët me çmim 8 herë më të lartë se në BE dhe vendet anëtare. Pse i tenderon? Sepse s’ka asnjë diskutim që i përvetëson së bashku me bandën e saj”, u shpreh ish-kryeministri.


Video