“Mercenarë” nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë? Majko reagon për deklaratën e Sergei Lavrov: Ambasada ruse të japë shpjegime

18 February 2022, 15:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mercenarë” nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë?
Pandeli Majko reagon për deklaratën e Sergei Lavrov

Ish-ministri Pandeli Majko e ka quajtur të paprecedentë deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që fliste për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko shkruan se duhet që ambasada ruse në Tiranë të japë shpejgime për këtë deklaratë.

'Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputniknews.com/…/russia-has-info-that-mercs…

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën.

https://www.youtube.com/watch?v=Z37HAQTdolo

Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)" shkruan, Majko.

“Mercenarë” nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë?

 

 


Video