Meta pas Presidencës: Do udhëheq opozitën dhe ta sjell në pushtet

18 February 2022, 19:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta pas Presidencës: Do udhëheq opozitën dhe ta sjell në

Presidenti Ilir Meta nuk i mjaftojnë thuajse 3 dekadat në nivelet e larta të politikës, por shprehet optimist se do të jetë në majat e saj edhe për 3 dekada të tjera.

"E ardhmja ime politike do u përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës. Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do të jetë që të forcoj opozitën", tha Meta në një intervistë për Report TV.

Meta sulmoi Bashën.

“Lidhur me drejtuesit e vulës (Lulzim Basha) ata do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do të shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë”, u shpreh ai.

Sa për Ramën...

“Ai edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion. Është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e truktuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë", tha Meta.


Video